Në Kinë një tas qeramike i vjetër 1000 vite është shitur në vlerë prej 250.8 milionë juan (37.7 milionë dollarë).
Në ankandin e organizuar nga Shtëpia e Ankandit Sotheby’s në Hong Kong, tasi i qeramikes i periudhës së Dinastisë Song është shitur për 37.7 milionë dollarë.
Tasi me diametër prej 13 centimetrash dhe ngjyrë të ndritshme dhe të kaltër u nxorr në ankand për 10.2 milionë dollarë. Tasi u shit brenda 20 minutash pasi u nxorr në ankand.
Zyrtarët e Sotheby’s nuk dhanë informacione në lidhje me identitetin e blerësit, ndërsa theksuan se nga ky lloj tasi në botë gjenden vetëm 4, shkruan aa. Shtëpia e Ankandit Sotheby’s në muajin prill në një ankand të organizuar në Hong Kong kishte shitur diamantin oval prej 59.6 karat i quajtuar edhe si “Ylli Rozë” në një vlerë prej 71.2 milionë dollarësh.
Çmimi fillestar i diamantit “Ylli Rozë” i cili u nxorr nga kompania De Beers në vitin 1999 në një minierë të Afrikës së Jugut ishte 60 milionë dollarë. “Ylli Rozë” para se të gdhendet ishte 132.5 karat, ndërsa prerja e saj zgjati më shumë se 20 muaj.//



Previous article SHBA kërkon tërheqjen e diplomatëve kubanë nga Washingtoni













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re