Partia Komuniste e Kinës ka marrë nën kontroll policinë paraushtarake. Kjo lëvizje, vendos rreth 660 mijë forca nën kontrollin e presidentit Si Xinping. Kështu, Kreu i Shtetit konsolidon pushtetin e tij në Partinë Komuniste dhe ndërmerr hapa për modernizimin e ushtrisë.
Kina do të vendosë Policinë e Armatosur Popullore nën komandën e Komisionit Qendror Ushtarak, që kontrollon ushtrinë.
Lëvizja vendos forcën prej 660.000 ushtarësh nën kontrollin e drejtpërdrejtë të presidentit Xi Jinping, i cili kryesor Komisionin Qendror Ushtarak si shefi i forcave të armatosura dhe komandant i përgjithshëm.
Ndryshimi do të hyjë në fuqi në datën 1 janar, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ndërkohë që nuk dihet ende motivi për këtë ristrukturim.
Policia e Armatosur Popullore është aktualisht nën kontrollin e dyfishtë të Këshillit të Shtetit dhe Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste.
Forca është përgjegjëse për mbrojtjen e kufirit, kundër-terrorizmit dhe rendit të brendshëm, përfshi këtu edhe shpërndarjen e protestave.
Sipas medias kineze, kjo lëvizje për ristrukturim fuqizon lidershipin absolut të partisë mbi forcat e armatosura dhe siguron paqe dhe stabilitet për partinë dhe mbarë vendin.
Kina është ndër të paktat vende ku ushtria është e lidhur me partinë dhe jo me shtetin. Ora news

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re