Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

 

Një shtetas i huaj u arrestua në flagrancë pasi iu sekuestruan  një sasi e madhe parash dhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

 

Shtetasi kinez me iniciale J. L., 43 vjeç,  lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

 

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe  “Mosdeklarimi në kufi  i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re