Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një “video call” nga zyra e saj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve që në këto momente po shërbejnë në Spitalin Infektiv tek pacientët e konfirmuar me COVID-19.
Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo shpjegoi gjatë lidhjes direkte me ministren që gjendja e 8 të prekurve është e stabilizuar dhe po vijojnë të ofrojnë shërbimin në kushtet e duhura dhe me veshjet e duhura.
“Tetë të shtruarit janë në gjendje të mirë, njeri është në gjendje të mesme, vazhdon puna, të gjithë jemi të veshur, kini besim te ne, kini besim te puna jone”- tha Como.
Ministrja Manastirliu duke i falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur që po bëjnë, shprehu mbështetjen maksimale për ekipet mjekësore në këto momente, për të përballuar këtë situatë të vështirë.