Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm, që shkaktohet pas ndërhyrjeve që kryhen për ngritjen e të pasmeve, pasi 8 gra po luftojnë për jetën e tyre.

Një pasojë rrëqethëse e një prej procedurave kozmetike më të rrezikshme në botë u zbulua pasi tetë gra kanë përfunduar në spital me një infeksion bakterial, që shkakton paralizë.  Procedura BBL – e cila përfshin pompimin e vitheve me mbushës për të rritur volumin – është jashtëzakonisht e pasigurt, veçanërisht kur kryhet nga jo mjekë.

Kjo është për shkak se kur mbushësi dermal injektohet në ose pranë një ene gjaku, ai mund të bllokojë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar vdekjen e indeve. Megjithatë, BBL-të jo-kirurgjikale, të quajtura ‘një mallkim’ nga ekspertët, nuk janë të paligjshme në MB.

Vitin e kaluar, nëna e pesë fëmijëve, Alice Webb, nga Gloucestershire, ishte viktima e parë e njohur në Mbretërinë e Bashkuar që humbi jetën pas procedurës.

Raporti tregon se se tetë gra që kryen ndërhyrjen në një klinikë të palicencuar në Paris pësuan gjendjen vdekjeprurëse botulizmi, pasi iu injektuanmbushës të kontaminuar.

Sëmundja shkaktohet nga toksinat e prodhuara nga bakteret Clostridium botulinum të cilat mund të barten në injeksione johigjienike dhe sulmojnë sistemin nervor.

Nëse nuk trajtohet urgjentisht, mund të çojë në paralizë.

Duke paraqitur rastet në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Estetike Plastike në Austin, Teksas, kirurgu plastik me bazë në Paris dhe ish-presidenti i Shoqatës Franceze të Kirurgëve Estetikë Plastikë, Dr.Catherine Bergeret Galley, tha: ‘Rastet e botulizmit nuk duhet të ndodhin, e lëre më nga injektimi i mbushjes. Ju lutemi mos shkoni te njërëz të pakualifikuar. Në shumicën e rasteve produktet e injektuaranuk janë cilësore, janë të ndaluara dhe tepër të rrezikshme për shëndetin.’

Ndryshe nga një BBL tradicionale, që transferon yndyrën nga zona të tjera të trupit, një BBL e lëngshme përfshin injektimin e mbushësve.

Por, shishja e mbushësit të përdorur nga personi– i cili nuk ishte mjek – pohoi Dr. Catherine Bergeret Galley, ishte i kontaminuar me bakteret clostridium botulinum.

“Njëra ishte në gjëndje kritike për jetën një javë më vonë,” tha ajo. “Të tjerat ishin në kushte kërcënuese për jetën deri në gjashtë javë më vonë.”

Ajo gjithashtu tha për MailOnline: “Ne po shohim gjithnjë e më shumë raste të ngjashme për fat të keq sepse kërkesa për trajtime estetike është në kulm. Ne duhet të luftojmë kundër këtij aktiviteti, sepse një pjesë e këtyre parave shkojnë edhe për aktivitet kriminal. Vetëm mjekët duhet të injektojnë. Ju duhet të dini anatominë, duhet të dini se ku injektoni dhe çfarë të injektoni.”

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko