Hygerta Meta, e dyshuar për vrasjen e të atit, në dëshminë e dhënë sot në seancën gjyqësore, tregoi se babai ishte i dhunshëm dhe disa herë kishte kërcënuar se do t’i vriste.
Hygerta: I thashë JO për fejesën në dhjetor dhe patëm një incident te bombola e gazit dhe u tremba. E preu bombolën dhe refuzoi ta rregullonte dhe kisha frikë se do të më vriste. Në fund të janarit, këmbënguli sërish te fejesa.
Më kërcënonte mua dhe mamanë se do na vriste. Mamanë vetëm pse kishte këputur një portokall që thoshte se e kishte mbjellë vetë. Në Bajram e qëlloi fort mamin kur ishte pa mendje në zemër dhe e ka rrahur në prezencën time. Unë jam fëmija i katërt dhe ai gjithnjë ashtu ka qenë, i dhunshëm. Nuk e kemi denoncuar nga frika se ai do na vriste ose nga fisi i vetë dhe mund të paguante dikë tjetër.
Do t’ju vras të gjithëve dhe me tritol, thoshte. Mamaja nuk mund të ndahej se i ikte gjysma e pasurisë.
