Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.
Erion Alibej
Në dëshminë e tij, Alibej ka treguar se me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, është njohur në vitin 2020 kur ka dalë nga burg i Elbasanit.
Ai tha Dumani kishte dashur ta takonte, pasi kishte hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës, jepte 100 mijë euro, ndërsa për tia sjellë të gjallë ofronte 200 mijë euro.
Më pas zbulon se me të është takuar në pallatin ku banon, një takim që sipas tij ka zgjatur rreth 3 orë dhe është e gjitha e regjistruar.
Kujtojmë se sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.
Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, por shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje.
Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C-class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.