Skip to content

Kisha katolike në Shkodër përshëndet vendimin e Ramës për mbylljen e basteve e kazinove

Një dite pasi kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e te gjitha lojërave te fatit ne zonat e banuara, arqipeshkiva metropolitane e Shkodrës e ka përshëndetur këtë vendim.
 
Me ane te një deklarate, arqipeshkvi imzot Angelo Massafara, nënvizon se ne muajin prill te këtij viti, te tre komunitetet fetare ne Shkodër kane sensibilizuar opinionin publik mbi ketë plage.
 
“Sot jam shume i kënaqur për këtë lajm dhe uroj dhe shpresoj qe ne te ardhmen te arrihet deri ne mbylljen e tyre te plote pasi shkatërrojnë familjen dhe favorizojnë krimin e organizuar”, përfundon deklarata e imzot Massafres.