Bashkimin e ish-anëtarëve të LSI Nasip Naço dhe Lefter Koka me Partinë Socialiste, presidenti Ilir Meta e ka quajtur degradim të rëndë dhe të pashpresë të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se veprime të tilla janë dëshpëruese dhe demotivojnë socialistët, por shtoi se ish anëtarët e LSI dhe kryeministri janë në harmoni me njëri-tjetrin, por “nuk ua hedhin dot shqiptarëve”.

“Janë shumë të denjë për njëri-tjetrin. Monika është e lumtur për këto zhvillime dhe këto tregojnë degradimin e rëndë dhe të pashpresë të Ramës i cili në vend të promovojë figura të reja që kanë integritet, bën veprime të tilla dëshpëruese që demotivojnë socialistët e ndershëm. Të tre janë në harmoni me njëri-tjetrin por shqiptarëve nuk ua hedh dot njeri dhe socialistëve nuk ua hedh dot njeri”, tha Meta.

Lidhur me këto zhvillime gazetari Ylli Rakipi tha: “Kisha menduar se Nasipin vetëm vdekja mund ta ndante nga ti, por të ndan edhe Edi Rama”.

Ndërkohë që me humor batutës së tij, analisti Armand Shkullaku iu përgjigj duke thënë se “Edi Rama të ndan edhe nga gruaja”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re