Komunitetet fetare vazhdojnë që të ndihmojnë dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në këtë moment të vështirë, ku pandemia e Covid-19 ka paralizuar vendin dhe ka infektuar qytetarë.

Një unë të vështirë kanë punonjësit e policisë, të cilët qëndrojnë në terren dhe janë mjaft të rrezikuar.

Ditën e sotme, një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektantë, për mbrojtjen e punonjëse të policisë, ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, pas Komunitetit Bektashi.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.

Hirësia i Tij Asti Chritos Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”.

Drejtori i DVP Tiranë Rebani Jaupi falënderoi për këtë kontribut.

“Misioni juaj i vërtetë është që të ndihmoni njerëzit në nevojë. Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi jemi në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm. Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko