Patriku Bartholomeos i Stambollit nënshkroi të shtunën dekretin që e njeh Kishën Ortodokse të Ukrainës si “autoqefale”, në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, .

Kreu i shtetit ukrainas dhe familja e tij mbërritën në Patrikanën e Stambollit së bashku me kryepeshkopin Epifaniy të Kishës Ortodokse të Ukrainës. Poroshenko dhe delegacioni shoqërues morën pjesë në meshën e mbajtur në këtë kishë.

Pas meshës, patriku Bartholomeos i dorëzoi kryepeshkopit Epifaniy dekretin e quajtur “Tomos”, i cili njeh statusin “autoqefal” për Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Më 11 tetor të vitit të kaluar, Patrikana e Stambollit vendosi të pranojë kërkesën e Kishës Ortodokse të Ukrainës për t’u shkëputur dhe marrë pavarësi nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re