“Kisha parametra piloti, por ja që ndodhi”, Sazan Guri flet për ndërhyrjen në zemër: Tani do vete 95-vjeç

 

Ambientalisti Sazan Guri mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” ka deklaruar se në shkurt të 2020-ës e ka kaluar Covid-19, ndërsa vazhdon që ta cilësojnë atë një grip të thjeshtë, pavarësisht se ka marrë mijëra jetë njerëzore.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për ndërhyrjen në zemër që bëri disa javë më parë, pas se cilës parashikon se do të jetojë 95 vite.

“Unë Covidin e kam shkërmoqur që në shkurt të vitit të kaluar…”, tha Sazani dhe foli edhe për ndërhyrjen mjekësore që ka bërë.

“Kisha parametra si pilot, por ndodh… Isha i rrezikuar, por tani jam mirë. Kisha një dëshirë të madhe që të mbaroja këto libra, këto nuk janë thjesht libra, është një mision, një projekt. T’u them shqiptarëve shikoni çfarë keni. Do vete 95 vjeç…

Nuk kam më probleme me zemrën. Gjatë muajit korrik dhe shtator u kapa nga rrufa e stinës. Shumicën e rasteve dhe të njerëzve i ka mposhtur frika, unë e dija që Covidi është një grip i zakonshëm, e kam mendjen të studiuar…”, tha Guri.