Shtatëdhjetë e pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kisha Protestante në Hollandë (PKN) zyrtarisht pranoi përgjegjësinë e pjesshme për persekutimin e hebrenjve.

Shefi i PKN, Rene de Reuver i kërkoi falje komunitetit hebre, në një mbledhje në Amsterdam për të përkujtuar përvjetorin e Natës së Kristalit, kur dyqanet hebreje u sulmuan dhe hebrenjtë u vranë në Gjermani në 1938.

“PKN tani dëshiron të pranojë pa hezitim se kisha ishte tokë pjellore mbi të cilën mund të rriteshin antisemitizmi dhe urrejtja,” tha De Reuver.

Në të njëjtën kohë, kjo kishë pranoi se kishte bërë pak për të ndihmuar hebrenjtë në vendin e tyre gjatë luftës dhe pushtimit gjerman dhe se asaj iu desh shumë kohë për ta thënë këtë.

“Shpresojmë të mos jetë vonë”, pohojnë ata në këtë kishë, raporton dpa.

De Reuver gjithashtu tha se kjo kishë kaq shumë herë nuk kishte arritur të ndihmonte hebrenjtë që ishin kthyer nga kampe nga Gjermania ose ata që ishin fshehur.

Më parë, kisha paraqiti “Deklaratën e së Dielës” për komunitetin hebre.

Gjermania pushtoi Hollandën në maj të vitit 1940, pas së cilës rreth 140,000 hebrenj që jetonin në atë vend – rreth 75 përqind – u vranë.

Takimi përkujtimor të dielën shënoi vrasjet e qindra hebrenjve dhe djegien e sinagogave gjatë masakrës në nëntor 1938, kur filloi përndjekja sistematike e hebrenjve në Gjermani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re