Patriarku Irinej u testua pozitiv për virusin Corona, por ai është në gjendje të shkëlqyeshme të përgjithshme, u konfirmua për Tanjug nga shërbimi zyrtar i informacionit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Si pjesë e procedurës së rregullt të testimit dhe pas vlerësimit epidemiologjik, testimi PCR u krye në SARS COV2, i cili konfirmoi se Shenjtëria e Tij Patriarku i Serbisë z. Irinej është pozitiv, pa simptoma dhe në gjendje të shkëlqyeshme të përgjithshme”, u botua në faqen e internetit të SOC.

Patriarku u shtrua në spitalin COVID në Beograd.

Kujtojmë se pak ditë më parë, nga Corona, u shua një tjetër klerik serb Amfilohije, kreu i Kishës Ortodokse Malazeze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re