Jane afreske te pikturuara nga Onufri gati 5 shekuj me pare por po mungesa e kujdesit nga autoritetet rrezikon t`i zhduk.

Kisha e “Shën Kollit” në Shelcan të  Elbasanit, e vlerësuar si monument kulture e kategorisë së parë, po shkon drejt degradimit të plotë.

Lagështira ka mbuluar me myk muret ndersa ngjyrat e pikturave sa vijnë e zbehen.

Kisha, nder me te rrallat ne vend sa i takon ikonografisë së Onufrit, Kostandin Shpatarakut dhe Shën Nikollës i ka rezistuar shekujve por at pal qosja thote se kjo histori e trashëgimi gati 500 vjecare tashme po rrezikohet.

Nderhyrjet jane te nevojshme e urgjente.

Pavaresisht demtimeve ne kishe ende kryhen rite fetare. Banorë te zonës shprehim shqetësim për gjendjen e saj.

Historia 5 shekullore e afresket e rralla tërheqin drejt kësaj kishe vizitore te shumte, vecanerisht te huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re