Kryeministri Rama është takuar me bashkëshorten dhe prindërit e efektivit e Policisë së Shtetit, pas transplantit me sukses të syrit në qendrën e specializuar për ushtarakët e plagosur në Turqi pasi u dëmtua në protestat për Klodian Rashën.

Babai: Ndërhyri ka qenë e vështirë në fillim. Zgjati 6 orë operacioni. Nuk është operacion i lehtë, kështu që jam mirënjohës shtetit, mjekëve. Ambasada turke e gjithë stafi keni bërë të pamundurën, ju falenderoj shumë.

Rama: Unë kisha folur direkt me Presidentin dhe ai dha urdhër menjëherë sepse ajo që shpesh herë nuk mund ta kuptojnë njerëzit është që spitali spitali jonë bëri fazën e parë, shpëtimin e masës së syrit dhe më pas kjo ndërhyrja u bë tek spitali Ushtarak. Unë faktikisht isha shumë në merak sepse atë natë ju ishit të shqetësuar për rrezik transporti se ishte e mundshme hemorragjia e brendshme, ndërkohë që e ka ndjekur ministri hap pas hapi. Nëse nuk do e kishim bërë fazën e parë, do ishte thuajse e pamundur të shpëtohej. Ata janë shumë të kënaqur me rezultatin. Derisa të provohet nga ai, s’kemi cfarë flasim, por ata thonë kemi arritur sukses. Ja ke fal dritën e syve dhe ne duhet t’ia mbrojmë.

Babai: Ajo që ndoshta ka qenë me vështirësi, e kemi bërë. Dhe unë e kam pasur shpresën në Turqi se janë specialista dhe punëtorë.

Rama: Mos u lodh fare të shpjegosh se janë dhe punëtorë. Nevoja është që të thuash se bëra maksimumin si prind. Për fat të keq, mjekët tanë paragjykohen shumë por në këtë rast, edhe ata vetë thanë se kjo është ndërhyrje që bëhet në shumë pak vende të botës, jo në cdo spital. Ne menjëherë morëm masa, kështu që ka rëndësi sukses.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re