Binjaket e parë që kanë lindur bartës së Covid 19 në Britani, festojnë tashmë Krishtlindjen e tyre të parë, së bashku me familjen, ndërsa nëna e tyre shprehet se ndihet e bekuar që e ka arritur këtë moment.

Sarah Curtis, 34 vjeç, nga Distington, Cumbria, thotë se festimi i periudhës festive me familjen e saj është ‘dhurata më e madhe’ që mund të kërkojë ndonjëherë. Nëna e pesë fëmijëve u shkatërrua kur mjekët i thanë asaj se ajo kishte dalë pozitive për virusin vrasës vetëm disa ditë para se të lindte Kenna dhe Lissa.

Ato kanë lindur në fillim të Korrikut, dhe janë raportuar si bebet e para që kanë rezultuar me Covid.

Dy binjaket kaluan gjashtë javë në spital, ku u mbajtën nën monitorim nga mjekët, para se të bashkoheshin me familjen e tyre.  Foshnjat ‘e shkëlqyera, të bukura dhe të shëndetshme’, tani pesë muajshe, po lehtësojnë jetën në shtëpi dhe do të shijojnë Krishtlindjet e tyre të para me familjen.

Sarah tha se ajo e konsideron çdo ditë si një bekim dhe fëmijët e saj po presin me padurim dhuratat e tyre. ‘Unë kisha shumë frikë se do t’i humbja – ishte aq e tmerrshme dhe paralizuese. Unë mund t’i kisha humbur, mund të kisha vdekur atje në spital – por ne jemi këtu tani mezi presim të festojmë së bashku Krishtlindjet si një familje. Unë i numëroj çdo ditë bekimet që i kam marrë. Ata më mbushin me aq shumë gëzim dhe nuk lodhesh kurrë nga çdo buzëqeshje. Thjesht mirënjohës për ta’, shprehet Sarah për Daily Mail.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re