Kishat katolike dhe protestante në Gjermani arritën të ardhura rekord nga taksa e kishës në vitin 2022, por ekspertët presin një ulje të të ardhurave në të ardhmen për shkak të rënies së numrit të besimtarëve.

“Vitin e kaluar, kishat protestante dhe ato katolike morën 13 miliardë euro të ardhura nga taksa e kishës, që është 200 milionë më shumë se në vitin 2021”, njoftoi Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW).

Megjithatë, IW vlerëson njëkohësisht se kjo shumë mund të ulet ndjeshëm në vitet e ardhshme, si për shkak të rënies së numrit të besimtarëve ashtu edhe për shkak të largimit të një brezi të madh të të ashtuquajturve “baby boomers” në pension.

Inflacioni mund të luajë gjithashtu një rol në uljen e frekuentimit real të kishës, siç del nga njoftimi i IW.

“Pasuria e kishës për të mbushur deficitin në buxhet”

Në vitin 2022, rreth 1.3 milionë besimtarë u larguan zyrtarisht nga radhët e këtyre dy kishave në Gjermani, gjë që i përjashton ata nga pagesa e taksës së kishës.

Krahasuar me vitin 2019, kishat mund të kenë 11 për qind më pak të ardhura në vitin 2027.

“Largimi nga kisha dhe ndryshimet demografike reflektohen gjithnjë e më shumë në hyrjet në arkat e kishës, që do të thotë se kishat do të detyrohen të kursenin në të ardhmen”, tha autori i studimit dhe eksperti i taksave i IW, Tobias Hentze.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje “pronën e madhe” që kanë në dispozicion kishat gjermane.

“Kishat mund të përdorin pasurinë e tyre për të mbushur boshllëqet buxhetore,” tha Hentze. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re