31 gusht Deputetja Mirela Kumbaro sjell në vëmendje punët e bukura të cilat flasin vetë. Kumbaro shkruan se ”në vitin 2015 me kërkesë të DRTK Berat, kishëza e vogël e Shën Mërisë së Sinjës, ndërtuar në shek. XI-XII, në faqen shkëmbore të malit të Shpiragut, u shpall monument kulture”.

Kishëza e Shën Mërisë, iu rehabilitua aksesi dhe u rikualifikua mjedisi rrethues i asaj perle të vogël nën kujdesjen e specialistëve, por edhe të pasionantëve të besimit e të kulturës që kujdesen për kishën, si Jani Pjetri me të cilin pata fatin të diskutoja gjatë në shkurt 2018 kur vendosëm të ndërhyjmë për të restauruar e shpëtuar pikturat murale të kishës në shpellë.

Deputetja u shpreh se “shumë e lumtur sot kur shoh fundin e këtij operacioni të gjatë të duarartëve restauratorë të Beratit!”

Faleminderit Eugen Kallfani që e ndave me publikun këtë punë të bukur dashurie për Beratin e kulturës dhe ju lumshin duart e mendja. /m.z/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re