Një prej punonjëseve të helmuara në kompaninë “Forschner Albania”, në Durrës, ka dhënë një deklaratë jashtë kamerave për Fax News. Ajo ka dashur të mbetet anonime, ndërsa sa i përket helmimit, u shpreh se mendonte se mund të ketë ardhur si pasojë e barit të përdorur për dezinfektim të ambienteve të brendshme të kompanisë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se një pjesë e madhe e punonjëseve kishin shkuar në shtëpi për t’u qetësuar.

“Shkuam në mëngjes në punë dhe na ndanë punët. Pas 10 minutash nisën shenjat e para të helmimit. Kishim marrje mendësh dhe bllokim frymëmarrje. Nxorrën jashtë punonjësit derisa erdhi mjeku. Nuk na lajmëruan se kishin bërë dezinfektim ditën e djeshme. Një pjesë e madhe e punonjësve kanë shkuar në shtëpi. Mendoj se helmimi ka ardhur si pasojë e barit që përdorin për disifektim të ambienteve të brendshme”– tha ndër të tjera një prej grave të helmuara në Durrës.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re