Kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e vogla opozitare në vend duke i krahasur me ish-LSI-në.

“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai shtoi “të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko