Dy shokët e Aurelio Dervishit, 18-vjeçari  që u vra me thikë pas një sherri për motive të dobëta pranë  rrethrrotullimit të Shkozës, kanë treguar edhe njëherë se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Të ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, ndër të tjera, ata kanë thënë se pasi ata kanë treguar që në makinë me ta kanë qenë edhe vajzat, policia ka shoqëruar edhe këta të fundit.

“Vajzat u shoqëruan, pasi ne thamë që me ne kanë qenë edhe vajzat” – tha Marjo.

Ai shtoi se dy vitet e fundit, miqësia mes tyre ishte bërë shumë e ngushtë, aq sa edhe festonin ditëlindjet sëbashku.

“Dy vitet e fundit e festonim gjithmonë bashkë ditëlindjen” shtoi ai.

Shoku tjetër tha se kohët e fundit ata kishin bërë plan që të hapnin një dyqan që të ecnin përpara, pasi ai vetë punon kamarier, ndërsa Aurelio punonte me të atin, plan i cili ngeli në mes.

“Patëm fol me një njeriun tonë, donim të hapnim një dyqan që të ecnim para. Unë punoj kamarier, ai punonte me babain” u shpreh Reni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re