Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë takuar sot Këshilltarin  e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ish-kryetarin e bashkisë së Neë York Rudi Guiliani, ish-Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge.

Lajmine  ka bërë të ditur kreu i PR-së, Fatmir Mediu i cili ka postuar disa foto nga takimi në facebook, ndërsa shprehet se diskutimi u perqendrua rreth krizes politike ne Shqiperi.

“Takim dhe mëngjes pune me Këshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkisë New York, Rudi Guiliani, Ish Sekretarin për Homeland Security, Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Dr Berishën.

Diskutimi u përqëndrua rreth krizës politike në Shqipëri, krimin, korrupsionin dhe shkatërrimin e lirive të qytetarëve shqiptarë.

Rama po e çon Shqipërinë drejt shkatërrimit të sistemit kushtetues dhe pluralizmit, për interesa të tij personale, duke ndërtuar një narko shtet”, ka shkruar Mediu në facebook.

Guiliani dhe Ridge kane marre pjese nje dite me pare ne takimin e zhvilluar ne Manze, ku muxhahidinet iraniane te MEK jane sistemuar ne nje fshat te veçante.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re