Kurbin/Kontrolle masive të territorit, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.

Operacionet, të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kurbin.

Sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe 320 bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në tokë.

Vihen në pranga 2 shtetas, Erion Haxhiu dhe Ardjan Paja.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar fidanë narkotikë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses brenda 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.

Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar shtetasi E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/faxweb