Skip to content

Kishin fshehur 12 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shqiptari dhe një 27 vjeçare në Selanik

Një 33 vjeçar shqiptar bashkë me një 27 vjeçare greke është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll edhe në rrugën me pagesë të Malgarit. Fillimisht, 27-vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit u konstatua se në bagazhin e tij ishin fshehur 12 kilogramë heroinë.

Në automjetin e autorëve, u gjetën 12 kilogramë e 200 gramë heroinë, të paketuara në 25 pako, të fshehura me kujdes brenda gomës rezervë (rezervë) dhe sekuestruan.

Ndër të tjera në mediat greke shkruhet se shqiptari ishte drejtues i një organizate kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin fqinj.