Dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge janë arrestuar ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët.

Sipas policisë italiane thuhet se gjatë ndjekjes të arrestuarit kishin marrë një drejtim të çuditshëm duke u bërë dhe më dyshues për uniformat blu.

Droga është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re