Policia u ka shkuar në ndihmë tre turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës në Këlcyrë.

Ata kishin kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, dhe ishte policia që kashkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që, për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko