Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

 

Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

 

Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

 

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re