Njoftimi i DVP Vlorë:

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Stacionit së Policisë Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.   

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve:

Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re