28 turistë rrezikuan mbytjen këtë të shtunë pasi kishin marrë një anije turistike për të eksploruar zonën, e cila pësoi defekt në mes të detit por fatmirësisht të gjithë pasagjerët në bord  u shpëtuan.

 

Anija ndodhej në Karaburun, përballë Gjirit të Kallogjerit, në Raguzë.

 

Minuta më pas edhe dy turistë të tjerë finlandezë njoftuan policinë se kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues me të cilin ata udhëtonin në zonën “Shpellës se Piratëve” për shkak të dallgëve, dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

 

Ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare bëri të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen në breg të mjetëeve lundruese sikundër edhe të gjithë personat që lundronin me to.

 

Ndërsa, në plazhin e Spillesë, policia shpëtoi një 44 vjeçar dhe birin e tij 9 vjeçar nga mbytja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re