Tre persona janë vënë në pranga në Manzë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike.

 

“D. L., 21 vjeç, E. L., 26 vjeç (kushërinj) dhe K. D., 21 vjeç, të tre banues në Mamurras”.

 

Tre të rinjtë u arrestuan në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë narkotike kanabis. Gjithashtu policia iu gjeti edhe disa doza lënde narkotike të ndara gati për shitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re