Skip to content

Kishin mbushur oborret e banesave me kanabis, arrestohen 3 persona në fshatin Halil të Fushë-Krujës, shpallet në kërkim një i katërt

Njoftimi i plotë i policisë: Krujë

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori.

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në  oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa; O. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb