Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, e cila zbuloi një serë kanabisi, në një apartament në Quattordio, në provincën e Alessandria.

Brenda shtëpisë policia zbuloi serën për prodhimin e kanabisit me 380 bimë, me zona të pajisura për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Dy shqiptarët e pranishëm brenda ndërtesës, u arrestuan për posedim të paligjshëm të drogës. Gjithashtu u sekuestruan edhe 25 mijë euro.

Njëri prej tyre, i cili doli të ishte bashkëpunëtor i dy të arrestuarve të tjerë, u dërgua në burg në Milano pas kishte rihyrë në territorin italian në mënyrë të paligjshme.

Operacioni policor nisi mëngjesin e të enjtes në Cesano Maderno (Monza dhe Brianza) ku një i ri shqiptar, i njohur për hetuesit si i përfshirë në trafikun e drogës u kontrollua.

Pas hetimeve, rezultoi se shqiptari, furnizues i zonës veriore të Milanos, lëvizte lirshëm falë përdorimit të dokumenteve fallse sikur të ishte një shtetas bullgar.

Policia sekuestroi 14 mijë euro, të cilat nuk i justifikonin dot.

Policia arriti të ybulonte laboratorin falë faturave të blerjes së llampave dhe plehut kimik, si dhe dokumenteve për pagesat e dritave dhe ujit, që i atribuohen një apartamenti të vendosur në Quattordio (Alessandria).

Në përfundim të kontrollit, i dyshuari u shoqërua në komisariat ku pas identifikimit, i duhet të shlyej dënimin me 1 vit, 6 muaj dhe 13 ditë burg për hyrjen e paligjshme në Itali.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re