Një 23 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po planifikonin vjedhjen e një banese.

në kuadër të operacionit të koduar “Iniciativa”, policia falë ndërhyrjes ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje dhe ka sekuestruar mjetet që kishin përgatitur autorët për të përdorur në ngjarje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.

Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.

Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re