Pesë emigrantë që, kishin tri ditë të bllokuar në Kapshticë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit. Sipas informacioneve, ata kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi kishin luhatje tensioni.

Kanë qenë tri gra dhe dy të moshuar u dërguan në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë mësohet se personat janë marrë nga familjarët dhe do të qëndrojnë në banesë për 14 ditë. Kështu është lejuar edhe kalimi i pesë emigrantëve, por pjesa tjetër vijon të qëndrojë e bllokuar.

Emigrantët prej tri ditësh ndodhen të bllokuar në kufi pasi një ndër masat kufizuese për përhapjen e COVID-19 ishte dhe bllokimi i kufijve. Sot ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta që ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme. Kreu i PD, Lulzim Basha, ka thënë që ata qytetarë të mos lihen pa atdhe. Sot janë lejuar që të kalojnë disa emigrantë që kishin leje, ndërsa të tjerët vijojnë që qëndrojnë mes të ftohtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re