Tre turistë gjermanë u shpëtuan pasi kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.

Për shpëtimin e tyre, u përdor edhe helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshhi ndau në rrjetet sociale, pamje nga operacioni.

“Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës”, shkruan Peleshi në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re