ilustruese

11 persona, mes tyre 3 policë, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër përshkak se u kapën duke gjuajtur me armë.

Gjuetia është e ndaluar në Shqipëri, por mesa duket pasioni imadh i ka bërë këta 11 persona ta shkelin ligjin dhe të vihen pas kafshëve të egra.

Arrestimi ndodhi në Dropull i Sipërm, ndërkohë, mësohet se ata u ndaluan nga grupi FRONTEX.

Janë sekuestruar 11 armë gjahu, dhe një derr i egër i vrarë. Ngjarja është referuar në Prokurori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re