Kim-Marie Gerrard, 36 vjeçe dhe partneri Mark Tooth, 42 vjeç, kishin vendosur që të kurorëzonin lidhjen e tyre zyrtarisht këtë muaj, por për shkak të izolimit të krijuar si pasojë e koronavirusit, gjithçka mbeti pezull.

Megjithatë, edhe pse insitucionet janë të mbyllura, e gjithë ceremonia u zhvillua nga fëmijët e çiftit djali Louis, dhjetë vjeç dhe vajza Ruby tetë vjeçe. Ata ishin ideatorët e kësaj surprize të ëmbël dhe e transformuan kopshtin e shtëpisë në një ambient magjepsës.

“Djali im i vogël ishte veshur me kostumin e tij të preferuar dhe këpucët e tij të ndritshme. Ata menduan gjithçka për të parë të martuar zyrtarisht nënën dhe babain e tyre. Mbetëm të mrekulluar. Për ne ishte e gjitha një surprizë. Ata erdhën në dhomën tonë dhe na thanë: vishuni, sot do të martoheni”, u shpreh Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re