Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi, ka folur sot në lidhje më zhvillimet në Partisë Demokratike, si dhe largimin e 11 deputetëve të PD nga grupi parlamentar i partisë.

Sipas Zekthit, ky veprim ishte thjesht “noterizimi i diçkaje që ekzistonte prej kohësh, pasi ata kanë ikur me vetëdije” fillimisht.

Ai u shpreh se këta deputetë “kanë zgjedhur të shkojnë te Kuvendi në stadium, ku u bë rithemelimi i tyre”.

Sa i përket zgjedhjeve në Kukës, Zekthi u shpreh se sipas tij, “Kukësi u fitua nga PS edhe për shkak të mosbesimit ndaj opozitës”.

“PD është në një krizë, është ndarë. Këta 11 që u larguan kanë zgjedhur një grupim tjetër. Ata nuk kanë qenë këtu që në fillim. Ishte noterizimi i diçkaje që tashmë ekzistonte. Këta deputetë kanë 2 vjet që nuk shkojnë te Alibeaj, por te Luçiano Boçi. Ata kanë ikur me vetëdije.

Ata kanë zgjedhur të ikin te një grupim tjetër. Dora e bashkëpunimit është e shtrirë, por grushti është i mbyllur nga ana e foltores për mendimin tim. Këta kanë zgjedhur të shkojnë te Kuvendi në stadium, ku u bë rithemelimi i tyre. Këta janë atje. PD e asaj kohe e konsideronte marrëzi atë që ndodhi në stadium. Këta të 11-të ishin te stadiumi, ishin te lëvizja e foltores.

Në botë zgjedhjet e pjesshme zakonisht i shkojnë opozitës. Kukësi u fitua nga PS edhe për shkak të mosbesimit ndaj opozitës. Korrupsioni i elitës është ai që ka sjellë problematikën në PD, jo tani por që më herët. Shkaku i krizës së thellë është korrupsioni i lidershipit të kësaj partie”, u shpreh ai ndër të tjera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re