Babait i Leo Roçit, 34-vjeçarit që u zhduk në kufirin serbo-kroat teksa po tentonte të shkonte në Britaninë e Madhe ku jetonin bashkëshortja dhe djali i tij, është shprehur se i biri pas daljes nga burgu kishte shfaqur shqetësime dhe donte të shkonte pranë familjes së tij.

I ati i 34-vjeçarit u shpreh se Leo Roçi e kishte lënë të birin 6 muajsh dhe tashmë vogëlushi është 10 vjeç e gjysmë.

Babai i Leos theksoi se i biri në burg nuk ka pasur shqetësime dhe se kontaktonte me bashkëshorten e tij gjatë kësaj kohe.

“Në burg djali nuk ka pasur probleme. Bashkëshorten e ka nga një fshat i Dibrës, e ka marrë me dashuri. Nusja i kishte kontaktet me djalin tim në burg. Sot është bërë 10 vjeç e gjysmë nipi”, deklaroi i moshuari për News24.

 

Ai kërkoi ndihmë nga shteti shqiptar për të zbuluar fatin e të birit, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej 10 ditësh.

“Djali nuk ka pasur qëllime të këqija, se donte të ikte të takonte djalin. Nuk jemi familje kriminelësh, se i kam rritur fëmijët me mund e djersë. I lutem shtetit që të dëshmohet ngjarja e djalit se ku ndodhet ai. Ju lutem”, u shpreh i ati i 34-vjeçarit.

Deklarata e babait të Leo Roçit: Djali im, sot 10 ditë është larguar nga banesa. Është nisur në drejtim për të dalë në Kosovë. Ka arritur, kemi pasur bisedë, deri në doganën Kroaci-Serbi. Nuk di asgjë si prind për djalin. Telefonin e ka disponuar serbi, e ka mbajtur në dispozicion shumë kohë të gjatë. Fliste serbisht. Kontaktet i ka pasur më të shpeshta mbesa ime dhe vajza ime e martuar në Maqedoni. Dhëndri e ka kontaktuar dhe ai ka thënë; ky person nuk e di se ku është, por letrat i kam.

Do të vish në filan vend që t’i jap. Është nisur gruaja me gjithë djalin deri në atë vend dhe pak para se të të vinin atje, i ka çuar në një rajon policie. Kur vjen puna ai serbi ka thënë; firmosi dhe merrni këto gjera, dokumente te djalit. Ai më pas tha; firmosi dhe ikni. Gruaja dhe djali kundërshtuan policin në komisariat dhe i thanë; nuk vëmë firmë, por duam të dimë ku është djali se nuk kemi ardhur për dokumentet. Duam të dimë vendndodhjen e djalit. Ata janë përgjigjur; djali nuk figuron në tokën e Serbisë.

Në 20 maj kam folur për herë të fundit me djalin ku më tha se do të marr taksi deri në kufirin Kroaci-Serbi. Një çoban ka folur që ka gjetur dokumentet, te tabela e Kroacisë. Plus ai ka luajtur një rol të dyshimtë, se ka pyetur; pse ka hyrë djali juaj në Serbi. Ai do ikte të takonte djalin e vetë në Britani, pasi sapo kishte dalë nga burgu se ishte përfitues i amnistinë penale. Qëllimi i tij ka qenë që të afrohet te djali se e kishte lënë 6 muajsh. Djali u nis me autobus deri në Prishtinë, ishte vetëm. Më tha do detyrohem që të marr taksi për në kufi. Ai tha se do të kalonte në këmbë në doganën e Kroacisë. Nuk e njohim taksistin që ka çuar djalin nga Prishtina në kufi. Djali pasi doli nga burgu ka pasur shqetësime, se humbi familjen, gjithçka. Duke e porositur; hajde dalim në Peshkopi, ai thoshte; jam i mërzitur.

Donte që të ishte pranë djalit të tij. Në burg djali nuk ka pasur probleme. Bashkëshorten e ka nga një fshat i Dibrës, e ka marrë me dashuri. Nusja i kishte kontaktet me djalin tim në burg. Sot është bërë 10 vjeç e gjysmë nipi.

Kemi kërkuar kudo për djalin. Bëjmë thirrje që të gjendet djali. Ambasada ka thënë që duhet të paraqiteni për të bërë veprimet tuaja. Shteti shqiptar nuk ka reaguar. Ne e kemi bërë kallëzimin që një javë para dhe e morën si avash, por duhet të reagonte pak më shpejt. Dua të di a është në burg apo spital se për çfarë arsye. Se djali nuk ka pasur qëllime të këqija, se donte të ikte të takonte djalin. Nuk jemi familje kriminelësh, se i kam rritur fëmijët me mund e djersë. I lutem shtetit që të dëshmohet ngjarja e djalit se ku ndodhet ai. Ju lutem!.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re