Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.

 

Për të gjithë ata që vuajnë nga i njëjti problem pas infektimit, Eni ka ndarë në InstaStory “recetën sekrete” që ka mësuar, me shpresë se do t’i rikthejë shijen.

Ajo ka lyer portokallin me sheqer kaf, ndërsa krahas fotos shkruan: “S’e di a e kam bërë saktë këtë portokallin me sheqer kaf, por uroj që të më ndihmojë në kthimin e shijes.”

Në një tjetër video të sajën, Eni shkruan: “Hajd gëzuar! Ishalla na nis 2021 me kthimin e shijes!”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re