Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku burri shqiptar 50 vjeç vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunuar vajzën që në moshë të mitur.

Në dëshminë e tij, Fatmir Tarellari ka thënë se 33-vjeçari, Erion Pelivani ka abuzuar në sy të djalit të tij të mitur, ndërsa vajza ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, i pranishëm ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte dhomën  ku ishte me vajzën time.

Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Sapo e pa u duk menjëherë i frikësuar. Por tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti deri aty sa ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mbështetje psikologjike dhe financiare pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën e tentativës për vetëvrasje. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re