Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka mohuar të ketë pasur një vajzë jashtë martese, pas zbulimeve në lidhje me përmbajtjen e një libri që do të botohet në ditët në vijim.

Në deklaratat e tij për agjencinë spanjolle EFE, nga Abu Dhabi ku jeton, Juan Carlos mohon pretendimin e autorëve të librit se ka pasur një lidhje të fshehtë me një aristokrate, me të cilën kishte edhe një vajzë, Alejandra-n.

“Mohoj kategorikisht që kam pasur një lidhje me zonjën Rosario Palacios dhe kam pasur një vajzë me të”, theksoi ai.

Pozicioni publik i ish-monarkut – emri i të cilit është përfshirë në një sërë skandalesh në vitet e mëparshme – bëri bujë, pasi ai zakonisht nuk komenton histori për jetën e tij personale.

84-vjeçari Juan Carlos shpjegoi se ndjente nevojën të komentonte thashethemet e zhvilluara “për respekt për të vërtetën” dhe “nderin” e personave të prekur, duke nënvizuar se “hedh poshtë dhe dënon si të rreme gjithçka që është publikuar në lidhje me këtë histori të sajuar”.

Shumë media në Spanjë dhe më gjerë kanë transmetuar pretendimin e një “vajze (deri më sot) të panjohur” të Juan Carlos, duke cituar librin “King Corp”, e cila do të publikohet më 8 maj. Në të, dy gazetarë pretendojnë se Juan Carlos kishte një fëmijë të paligjshëm në vitin 1980. Alejandra, 43 vjeçe, thuhet se është fryt i lidhjes së paligjshme të Juan Carlos me Rosario Palacios Cayeja, e cila vdiq në vitin 2016 një muaj para ditëlindjes së saj të 80-të.

Juan Carlos u detyrua të heqë dorë nga froni spanjoll në vitin 2014 mes një skandali që përfshin anëtarët e familjes mbretërore dhe pasi kërkoi falje për një udhëtim në Afrikë (ai tha se kishte shkuar në një safari me elefant) në një kohë kur Spanja ishte në krizë ekonomike të trazuar.

Ish-monarku u largua nga Spanja në gusht të vitit 2020 dhe u transferua në Abu Dhabi kur filloi një hetim prokurorial për mashtrim, por u pushua vitin e kaluar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re