Pas Tom Hanks dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson edhe një tjetër aktor është infektuar me koronavirus. Idris Elba ka njoftuar ditën e hënë se ka rezultuar pozitiv për Covid-19, me anë të një postimi në Twitter.

Aktori 47-vjeçar shtoi se ai ndihet mirë dhe se deri më tani nuk ka simptoma, por ka zgjedhur që të vetë-izolohet pasi kishte pasur kontakt me një person të infektuar. Ai ndodhej në të njëjtin event me bashkëshorten e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau. Madje ata të dy bashkë me Lewis Hamilton e shumë figura të tjera të njohura kishin pozuar për foto.

Sophie Grégoire Trudeau rezultoi gjithashtu poztive për koronavirusin disa ditë më parë.

Me anë të një videoje të postuar në mediat sociale, aktori që qëndronte pranë bashkëshortes Sabrina Dhoëre, konfirmoi se e shoqja nuk ishte testuar ende, por shtoi se ndihej mirë për momentin.

Ai mori lajmin për rezultatet e tij këtë mëngjes. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re