Skip to content

Kishte dalë të priste drru, humb kontaktet me familjen një person në Librazhd. Motorsharra gjendet e fshehur në pyll (EMRI+FOTO)

Agim Shehu, rezulton i humbur që prej datës 04.07.2021, teksa vendodhja e tij e fundit ka qene “Lugu  Desë ” Martanesh.

Shehu ka qënë  duke punuar dhe nxjerrë lëndë drusore për shtylla miniere.  Diten e diele disa persona qe punonin në të njëjtën zonë kane kontaktuar në fshatin e afërt Kostenjë, Librazhd për të pyetur për vendodhjen e Shehut.

Menjeherë banorët e zones kanë shkuar në pyll, por kanë gjetur vetëm motorsharrën me te cilen punonte te fshehur diku dhe asnjë shenjë.

Shehu bashkë me familjen jeton në Lushnje por prej vitesh vinte punonte në mal në prerjen e drruve apo edhe në mbledhjen e bimëve mjekësore të cilat i siguronin të ardhura për të jetuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb