Deputetja e PD-së, Andia Ulliri e ftuar në “Fax Neës”, ka folur për protestën e banorëve për të bërë me dy sense kalimi rrugën e aeroportit të Rinasit.

Ulliri prezente në protestë tha se ditën e dytë është ushtruar dhunë nga policia ndaj protestuesve paqësorë të cilët në fund duke protestuar arritën që të fitonin dhe të kthenin vendimin e ARRSH.

Pati një protestë dhe vendosshmëri e banorëve për t’iu përgjigjur vendimit të ARRSH dhe protesta zgjati 4 ditë dhe më pas lëvizja u rikthye duke bërë normalitet në këtë rrugë.

Protesta nisi jo shumë kohë pas vendimit. Kjo ishte një nga reagimet e para pasi ishte prezent shfaqja e dhunës policore. Banorët me vendoshmërinë e tyre treguan vlerat e një proteste paqësore. Unë si deputete e asaj zone kam detyrimin tim jo vetëm moral por edhe ndaj banorëve që më kanë votuar duke qenë se jam banore e asaj zone dhe ishte detyrimi im që të isha pjesë e asaj proteste si mbështetësja e tyre kryesore.

Pati zgjidhje? Sipas njoftimit do të ketë një zgjidhje duke krijuar një aks të ri por eksesin në aeroport. Gjithashtu do të rishikohet cdo vendim që do të merret dhe nisma ligjore që do të ketë kërkesa ligjore vetëm për të pasur informacione nëse do të jetë vendim i drejtë ose jo.

Dhuna e policisë? “Pati disa momente kur kishte dhunë policore ndaj banorëve të Rinasit. Ata nuk paktën qëllime agresive dhe nuk donin konflikte me oficerëve të policisë. Në disa momente ne kishim fëmijë, gra, burra dhe nuk donim të kishte konflikte. Në ditën e dytë të protestës pati një konflikt të tillë, isha së bashku me banorët duke u kontestuar këtë lloj qëndrimi të forcave të policisë pasi pati ndërhyrje edhe të FNSH. Kur banorët u bënë bashkë pati edhe bojkotim të shkollës, asnjë ngjarje e tillë nuk u përsërit dhe kjo do të thotë që policët mësuan nga gabimi i tyre”, tha Ulliri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re