Skip to content

Kishte fillimisht të vjella e diarre dhe më pas dhimbje gjoksi, Covidi i merr jetën brenda 6 ditësh 16-vjeçares

Një vajzë 16-vjeçare u transportua pa ndjenja në Spitalin e Fëmijëve Hagia Sophia në Athinë nga nëna e saj pak para orës 21:00 të së shtunës mbrëma.

Mëgjithë përpjekjet e mjekëve për ta rikthyer në jetë, 16-vjeçarja nuk arriti dot t’ia dilte të mbijetonte.

Si pjesë e përpjekjeve, u mor dhe një mostër e njollosjes nazofaringeale (ekzaminimi molekular), e cila tregoi se vajza ishte pozitive për koronavirusin.

Nëna filipinase u tha mjekëve se fëmija kishte pasur diarre dhe të vjella të hënën dhe të martën e kaluar, ndërsa nga e mërkura ajo filloi të ndjente dhimbje gjoksi.

Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen përmes ekzaminimit mjekoligjor që po kryhet. Paraprakisht vlerësohet se infeksioni Covid19 ndikoi në funksionin e zemrës së vajzës.

Babai i 16-vjeçares fatkeqe kishte humbur jetën një vit më parë nga sëmundja e zemrës.

Njësia e Infeksionit në Hagia Sophia aktualisht po trajton gjithsej 12 fëmijë të moshave të ndryshme deri në moshën 15 vjeç, duke përfshirë dy të sapolindur nga një nën pozitive.

Jetët e asnjërit prej tyre nuk janë në rrezik. Javët e fundit, në kulmin e valës së tretë, ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të infektuar me koronavirus, ndërsa në muajt e mëparshëm numri i fëmijëve të trajtuar në njësinë Covid ishte zakonisht dy deri në tre.

Të gjithë mjekët që punojnë dhe infermierët që u përpoqën të rikthejnë në jetë vajzën 16-vjeçare janë tani në karantinë.

?

Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 11,463 Votes)
PS (28%, 5,809 Votes)
Nuk do të votoj (9%, 1,830 Votes)
LSI (5%, 1,042 Votes)
Të tjera (4%, 853 Votes)

Total Voters: 20,997

 Loading …

/faxweb