Policia greke bën publike një operacion të zhvilluar në 06.08.2020 në Kineta, Athinë.

Në praninë edhe të një përfaqësuesi të Gjykatës u zhvillua kontroll në një banesë në Kineta, Athinë ku u gjetën dhe sekuestruan 205 kg 420 gram marīhuanë. Në pranga ra një shqiptar 22-vjeçar, i cili kishtë marrë masa mjaft të forta sigurie në banesën ku ruhej malli.

Gjate kontrollit në banesë u gjet edhe një pajisje paketimi, peshore elektronike për masa nga 10 gram – 50 kg, pajisje GPS, shumë karta SIM dhe disa celularë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re