Vlorë/Vihet në pranga një 52-vjeçar që dyshohet se fshihte një mjet lundrues, me qëllim trafikimin e tij.

Sekuestrohet mjeti lundrues me gjatësi 11 metra.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, se në një magazinë, pranë “Pylli të Sodës”, ndodhej një mjet lundrues, i cili mund të përdorej për trafikim, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re