Skip to content

Kishte fshehur pistoletën në papafingon e banesës së tij, arrestohet i riu në Tiranë

arma


Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. M., i cili akuzohet se kishte fshehur një pistoletë në papafingon e banesës së tij.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkishte fshehur pistoleten ne papafingon e baneses se tij arrestohet i riu ne tirane%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNJOFTIMI I POLICISE

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Stairs”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u finalizua operacioni i koduar “Stairs”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.